Historia tragjike e personit që kishte refuzuar përshëndetjen naziste

Miratuar nga Partia Naziste në vitet 1930, përshëndetja e famshme e Hitlerit “sieg heil” (që do të thotë “përshëndetje fitore”) ishte e detyrueshme për të gjithë qytetarët gjermanë, si një demonstrim i besnikërisë ndaj Führerit, partisë së tij dhe kombit të tij.

August Landmesser, ishte gjermani i rrallë që e ngriti dorën lartë për të nderuar prezencën e Hitlerit në vitin 1936.

Landmesser i ishte bashkuar partisë naziste në vitin 1931 dhe filloi të punonte deri në radhët e asaj që do të bëhej lidhja e vetme politike ligjore në vend.

Dy vite më vonë, Landmesser ishte dashuruar me Irma Eckler, një grua hebreje. Ai i propozoi martesë asaj në vitin 1935, raporton “The Independent”, transmeton Periskopi.

Pas fejesës me një grua hebreje që e kishin zbuluar, partia naziste e dëbon nga radhët e veta.

Landmesser dhe Eckler vendosën të paraqisnin një kërkesë për martesë në Hamburg, por bashkimi i tyre përmes një martese iu mohua nën ligjet e reja të Nurembergut.

Çifti u gëzua me fëmijën e parë në tetor të vitit 1935.

Në vitin 1937, Landmesser tentojë të largohet nga Gjermania naziste drejt Danimarkës së bashku me familjen e tij. Por ai u arrestua në kufi dhe u akuzua për “çnderimin e racës”, ose “përçmimin racial”, që ishin vulosur nën ligjet e Nurembergut.

Një vit më vonë, Landmesser u lirua për mungesë të provave dhe u udhëzua që të mos ketë marrëdhënie me Eckler.

Duke refuzuar të braktisë gruan e tij, Landmesser injoroi dëshirat naziste dhe u arrestua përsëri në vitin 1938 ku u dënua me gati tre vjet në një kamp përqendrimi.

Ai kurrë nuk do ta shihte gruan që ai e donte apo fëmijën e tij përsëri.

Policia sekrete e shtetit gjithashtu arrestoi Ecklerin, e cila ishte shtatzënë disa muaj me vajzën e dytë të çiftit.

Ajo lindi një vajzë me emrin Irene në burg dhe u dërgua në një kamp përqendrimi.

Eckler besohet se është transferuar në atë që Nazistët e quanin “qendra eutanazie” në vitin 1942, ku u vra me 14.000 të tjerë.

Pas dënimit të tij të burgut, Landmesser ka punuar disa punë para se të ishte pjesë e luftës më 1944. Pak muaj më vonë, ai u shpall i zhdukur në Kroaci.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme