Historianët e Deçanit: Ftesa për Haradinajn është padrejtësi ndaj luftës së UÇK-së

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, përmes një deklarate për media tha se me shqetësim të madh ka përcjellë zhvillimet e fundit në skenën politike në vend, me rastin e dorëheqjes së kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, historianët shprehën shqetësimin dhe reaguan ashpër ndaj ftesës që i është bërë ish-Komandantit të Zonës Operative të Rrafshit të Dukagjinit nga organet e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale të Kosovës.

“Ftesa për Haradinajn, është një padrejtësi që është duke ju bërë luftës çlirimtare dhe vet personalitetit të ish-komandantit dhe ish-kryeministrit të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Historianët e “Ali Hadrit” ritheksojnë se lufta e popullit shqiptar të Kosovës për liri, çlirim dhe pavarësi të Kosovës nga Serbia, ishte luftë e shenjtë dhe e drejtë sepse djemtë dhe vajzat me të mira nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbrojtën të drejtën e këtij populli të pushtuar dhe dhunuar ndër shekuj nga pushtimi barbar serb.

“Gjykata Speciale e Kosovës, është gjykatë e padrejtë dhe padrejtësia me e madhe që i ka ndodhur popullit shqiptar të Kosovës. Ne, e ripërsërisim se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është luftë e shenjtë dhe e pastër, e si e tille atë nuk ka gjyq që do ta gjykoj. Askush, nuk ka të drejtë të prek mbi dinjitetit dhe pastërtinë e luftës sonë çlirimtare. Ne, me ketë rast theksojmë së Ramush Haradinaj, prapë do të mbrojë pastërtinë e kësaj lufte, ashtu siç e mbrojti edhe herëve të tjera”, përfundon deklarata.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme