Historiani amerikan që ia kushtoi Kosovës një libër më 1999

Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë u ftuan në Kosovë dhe u lavdëruan shumë personalitete nga Evropa dhe ShBA-ja, por mungonte një emër që meritonte të përmendej. Historiani amerikan David Fromkin, së paku për hir të librit të tij “Kryqëzimi i Kosovës – Realiteti i intervenimit amerikan në Ballkan” që u botua më 1999.

Historiani Fromkin (1932-2017) dallohet me formimin dhe qasjen e tij ndaj temave që i trajtonte në librat e tij. Ai i kreu studimet për drejtësi në Universitetin e Çikagos dhe u bë këshilltar politik para se të kalojë në marrëdhënie ndërkombëtare dhe më në fund në histori, shkruan sot Muhamed Mufaku në Koha Ditore.

Kështu, ai më 1994 u bë profesor i historisë së re në Universitetin e Bostonit deri kur doli në pension më 2007. Ai u bë i njohur në SHBA e në Evropë me disa libra të tij që kanë vlerë të veçante si “Paqja që mbyti krejt paqen: rënia e Perandorisë osmane dhe krijimi i Lindjes së mesme moderne” (1989 e shumë botime më vonë) dhe “Vera e fundit në Evropë: Kush e filloi Luftën e Madhe më 1914” e të tjera.

(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme