Anton Pançev, profesor i Gjuhës Shqipe, historian dhe analist, sonte në “Programi 200”, tha se bullgarët nuk kërkojnë asgjë më shumë se sa komunitetet tjera në Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat.
– Advertisements –
Ai tha se këto të drejta duhet të zhvillohen që të ketë një barazi të plotë ndërmjet të gjithë komuniteteve në Maqedoninë e Veriut.
“Në vitet e 90-ta kishte shumë luhatje në identitetin e maqedonëve. Para 7-8 vjetëve akademikët insistonin që kanë qenë pasardhës të Aleksandrit të Madh të maqedonëve antik, dhe hoqën dorë nga kjo kërkesë, këtu kemi të bëjmë me një identitet që ende nuk është strukturuar mirë. Sipas nesh këtu në Bullgari, mendojmë që është kohë e nevojshme për diferencimin e bullgarëve dhe maqedonëve, pra ëhstë koha për diferencim sepse nuk mund të vazhdojmë kështu të jemi në një situatë të paqartë që pengon edhe integrimin e Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Pançev./ Alsat.mk