Hoda: Politika metastazon veten, 22 vjet shqiptarët u vunë në gjunjë

Gjendja e me pozicionin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, sipas kreut të Organizatës së Veteranëve të UÇK-së Besim Hoda, është për shkak të fragmentarizmit të organizimeve politike në vend. Hoda, thekson që askush nuk ka të drejtë të përdor luftën e UÇK-së për të përfituar politikisht pasi që ai është kapital mbarëkombëtar.

“Fatkeqësisht koha dëshmoi se këtu ka vetëm një kamp politik shqiptar i cili herë pas herë ndan vetveten ose metastazon vetveten ose riprodhon vetveten, herë në njërin kam e herë në kampin tjetër. Siç e shihni, vetëm ka fragmentizimi të cilat herë pas herë ngjiten njëra te tjetra, tjetra te tjetra, pastaj ndahen. Është një lloj metastaze dhe e dimë që metastaza gjithmonë vetëm e shkatërron organizmin dhe nuk e shëron atë…Kjo po ndodh për dy arsye, arsyeja e parë është se 22 vjet shqiptarët u vunë në gjunjë nga subjekti politik që në thonjëza gjithmonë thirret se është i dalë nga lufta duke harruar se tani lufta po i bën 25 vjet dhe lufta duhet të hyjë në histori dhe duhet të trajtohet si çështje historike dhe o sot e kësaj dite të vazhdohet të mjelet ai kapital gjithëkombëtar. Gjithmonë them se ai kapital ka qenë gjithëkombëtar dhe askush nuk guxon ta përvetësojë, qoftë individualisht apo në grupacione politike”, tha Besim Hoda, kryetar i OVL-UÇK. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme