Hodai flet për largimin e të rinjve nga vendi: Të largohemi është një veprim shumë i thjeshtë

 

Blendi Hodai – Aktivist “Qendra për Zhvillimin e Arsimit”, në Program 200 ka folur përveç të tjerash edhe në lidhje me ikjen e të rinjve nga vendi, që është një fenomen që po vazhdon nga viti në vit, shkruan Alsat.

 Hodai, ka sqaruar në Program 200, se cila ishte arsyeja që ai vendosi që të qëndrojë në vend, ani pse, ishte pranuar që të studiojë në Slloveni.

Blendi Hodai, ka thënë se të largohesh nga vendi është një veprim i thjeshtë derisa e ka konsideruar edhe si veprim të një frikacaku.

“Ata të cilët vendosin të qëndrojnë në Maqedoni bëjnë  një sakrificë të madhe , sepse në momentin që vendos të qëndrosh, në njëfarë ti nuk mund të arrishë potencialin më të lartë që mund të arrish në vendet tjera. Krejt kjo vjen për shkak të situatës politike, socio-ekonomike që e kemi në vend. Unë edhe pse u pranova të studio në Universitetin e Lubjlanës në Slloveni, vendosa që të qëndroj këtu sepse besoj që është detyrë e secilit nga ne si qytetarët që të vazhdojnë të kontribuojnë në vendin tonë. Të largohemi është një veprim shumë i thjeshtë, ndonëse do ta kishe konsideruar edhe një veprim të një frikacaku që dëshiron të gjejë mënyrën më të lehtë që mund të shkollohet”, ka thënë Hodai./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme