Holanda ia ndalon ndihmat sociale myslimanit që refuzoi ta hiqte mjekrrën

Një gjykatë holandeze e ka mbështetur ndërprerjen e ndihmave sociale për një burrë mysliman i cili kishte refuzuar ta hiqte mjerkën për arsye fetare gjatë trajnimit për një vend pune.
Këtij personi, emri i të cilit nuk është bërë publik, i ishte ofruar pozita e pastruesit të asbestit, por atij i ishte kërkuar që ta heqë mjekrën në mënyrë që të bëhet pjesë e trajnimeve para punësimit.

Kur ai refuzoi që ta hiqte mjekrën për arsye fetare, këshilli i qytetit të Amersfoortit ia ndërpreu atij ndihmat sociale për një muaj. Këto ndihma janë të ardhura minimale financiare për secilin banor të papunësuar në Holandë.

Ky person bëri ankesë në një gjykatë në Holandën Qendrore. Sipas tij, ndërprerja e ndihmave sociale paraqet shkelje të nenit të nëntë të Konventës Evropiane për të Drejat e Njeriut, me anë të së cilës mbrohet e drejta e lirisë së mendimit dhe religjionit.

Sidoqoftë, këshilli i qytetit e ka arsyetur kërkesën për heqje të mjekrës me rrezikun për mbetje të asbestit në mjekrën e tij dhe sipas tyre, kjo paraqet rrezik për shëndetin e këtij personi. Përpos kësaj, ky këshill ka thënë se mjekra e gjatë do të ndikonte në efikasitetin e maskës që duhet të vendoset për këtë vend pune.

Personi që ka aplikuar për punë kishte thënë se do ta vendoste një maskë më të përshtatshme për shkak të mjekrës së gjatë, por gjykata ka deklaruar se për këtë vend pune ekziston vetëm një lloj i maskës specifike dhe ajo nuk mund të zëvendësohet.

Bordi i apelit të gjykatës theksoi se ndërprerhja e ndihmave sociale është shkelje e të drejtave për praktikim të fesë, por ai mund të justifikohet për shkak të bazës ligjore për këtë vend pune, shkruan “The Guardian”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme