Holanda kërkon që Shqipëria të trajtohet e ndarë nga Maqedonia!

 

 

Ka përfunduar diskutimi në parlamentin holandez për hapjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në. Dhe siç duket Holanda nuk do e ndryshojë qëndrimin e vet që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të trajtohen të ndara sa i përket hapjes ose jo të negociatave me Bashkimin Evropian.

Përndryshe vendimi për hapjen e negociatave me këto dy vende pritet të merret më 15 tetor në Këshillin e Ministrave, për t’u zyrtarizuar në mbledhjen e Këshillit Evropian më 18 tetor.

Përmes një deklarate të Ministrisë së Jashtme holandeze, shpërndarë nga ambasada e saj, thuhet se Holanda ndjek në mënyrë kritike progresin në të dyja vendet dhe është e mendimit se Këshilli duhet të vlerësojë secilin vend sipas meritave të veta.

“Vendet kandidate duhet të përmbushin kushtet strikte përpara se të bëjnë
një hap tjetër në procesin e integrimit. Në Qershor 2018, Këshilli parashtroi
një sërë kriteresh për t’u përmbushur nga Maqedonia e Veriut përpara hapjes së negociatave. Progresi i bërë është inkurajues. Gjithashtu, marrëveshja e Prespës eshte nje shembull per rajonin. Vazhdimesia e rasteve te ndermara nga Prokuroria Speciale eshte siguruar me dorezimin tek Prokurori i Pergjithshem. Nje hap i rendesishem qe ende duhet te ndermerret eshte miratimi i ligjit qe garanton prokurorine e pavarur ne rastet e ardhshme te korrupsionit ne nivelet e larta”.

Nderkohe per Shqiperine Ministria e jashtme Holandeze thekson.

“Keshilli ka parashtruar nje sere kriteresh per t’u permbushur nga Shqiperia perpara hapjes se negociatave. Hollanda e mirepret punen e madhe dhe hapat e ndermarra ne vitin e fundit. Hollanda mendon se me shume pune duhet bere ne luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar”. Ne reagimin e ministrise se jashtme holandeze nuk thuhet se Haga do ta bllokoje apo do t’i jape driten jeshile hapjes se negociatave per Shqiperine.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme