Parlamenti holandez ka nisur debatet fillestare për t’u larguar nga eurozona, duke e sjellë gjithnjë e më pranë rrezikun e shkatërrimit të BE-së.
“Reuters” raporton se marrëdhëniet holandeze me euron janë vënë në një debat të gjatë dhe të lodhshëm me ligjvënësit e komisionit parlamentar, të cilët vendosën të nisnin një raport.
Ata vendosën se e ardhmja e Holandës dhe euros do të debatohet në mënyrë më gjithëpërfshirëse nga parlamenti i vendit pas zgjedhjeve të marsit, pasi ligjvënësit të kenë mbaruar raportin mbi të ardhmen e monedhës së përbashkët.
“Raporti do të shqyrtojë nëse do të ishte e mundur që holandezët të tërhiqen nga monedha e vetme”, tha deputeti Pieter Omtzigt.
Mocioni për miratimin e raortit përkon me një valë euroskepticizmi në mbarë Evropën, të cilën partitë populiste janë duke shpresuar ta “përdorin” për të fituar zgjedhjet nacionale të këtij viti në superfuqitë e eurozonës: Francë, Gjermani dhe Holandë.