Homazh për shembjen e Teatrit Kombëtar: Krim shtetëror i pandëshkuar nga drejtësia e kapur

Aktivistët që mbrojtën Teatrin Kombëtar për një kohë të gjatë, kanë mbajtur një protestë-homazh sot në 1-vjetorin e shembjes së godinës simbol të Tiranës. Ata kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj në vendin ku ishte godina e Teatrit Kombëtar.

“Teatri Kombëtar, krim shtetëror i pandëshkuar nga drejtësia e kapur,” thuhet në banderolë.

Si sot, një vit më parë, dy ndërtesat e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental u shkatërruan plotësisht.

Duke filluar rreth orës 4:30 të mëngjesit të 17 majit 2020 u prish ndërtesa e Teatrit Kombëtar. Fillimisht, policia rrethoi zonën e Teatrit Kombëtar në një operacion të beftë policor kur qindra forca policore rrethuan ndërtesën e teatrit.

Në pak minuta ato larguan forcërisht dhjetëra qytetarë që kishin gjithë natën që qëndronin aty.

Disa qytetarë që kundërshtuan u shoqëruan për në komisariatet e policisë. Pas shembjes së Teatrit, qytetarët u përplasën me policinë gjatë gjithë ditës.

Më shumë se 1 mijë policë bashkiakë, forcat RENEA dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë rrethuan të gjithë perimetrin e ish-Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Brendshme.

 

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme