Homazhe të dyfishta në Shkodër, përveç Duamenës përkujtohet edhe Zef Deda

Ndeshja mes Vllaznisë dhe Teutës në stadiumin “Loro Boriçi” ka nisur ashtu si në stadiumet e tjera me një minutë heshtje për Rafael Duamenën. Por shkodranët kanë përfituar në këtë moment përkujtimi dhe nderimi, për të respektuar një figurë të njohur për qytetin verior dhe gjithë Shqpërinë, aktorin e mirënjohur Zef Deda, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.


Ekipi kuqeblu u paraqit në fushën e lojës me një portret të artisti të njohur të humorit në vendin tonë, duke u rreshtuar për foton para ndeshjes teksa e mbanin arë në shenjë përkujtimi.

Por jo vetëm kaq, pasi në momentin kur ekipet u rreshtuan në fushë për minutën e heshtjes në nderim të Duamenës, spikeri i stadiumit ftoi të pranishmit që të mbanin këtë moment përkujtimi edhe për një nga mjeshtërit e skenës në vendin tonë.

PANORAMASPORT.AL

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme