Në homazhet për ndarjen nga jeta të artistit të mirënjohur Naun Shundi, kineasti Edmond Topi e përshkruar mikun e tij te vjeter si një njeri të heshtur, të thellë dhe të përkushtuar pa kushte ndaj teatrit.
Topi e ka cilësuar Naunin si një dashnor të teatrit në kuptimin më të plotë të fjalës, duke theksuar se dashuria dhe përkushtimi i tij për skenën kanë qenë të jashtëzakonshëm.
Edmond Topi: Ai ishte vërtet i mirë, ishte si kasafortë, nuk fliste. Në optikën time ishte nga aktorët më brilantë që kemi pasur në një kategori të caktuar rolesh. Ai kishte bërë një teatër. Unë e kam quajtur dashnori i teatrit. Dashuria e tij për teatrin ishte e jashtëzakonshme.
Ne takoheshim jo shumë shpesh, ai merresh me teatër, unë me film. Tentuam ti bashkonim njëherë, por nuk na funksioni. Një gjë është e vërtetë, që bota e teatrit do të jetë më e mangët.




