Në ‘Detroit Motor Show’ që fillon më 9 janar të vitit të ardhshëm, do të lansohet edhe modeli i ri nga Honda.
Ky Odyssey që do të jetë në dispozicion të klientëve një vit pas, do të ketë disa ridizajnime, por nuk do të dalë shumë nga format bazike, transmeton Telegrafi.
Kompania japoneze nuk ka dhënë detaje të këtij modeli, por e ka postuar vetëm një fotografi, ku shfaqet mini-furgoni nga larg dhe nuk vërehet asgjë konkrete. Mirëpo, janë publikuar edhe katër fotografi që shfaqin ilustrime të fëmijëve.
“Nuk jemi bazuar në këto vizatime, por vetëm kemi dashur të tregojmë se si punojnë anëtarët e klubit të fëmijëve të kompanisë”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Honda.
Nuk dihet se çfarë ndërlidhje kanë këto vizatime, me modelin që do të lansohet së shpejti.