Horoskopi 20 dhjetor 2016

Dashi – Dikush nga familja po përpiqet t’ju thotë diçka të rëndësishme, ndaj hapni veshët dhe mos flisni. Mesazhi mund të mos jetë i drejtpërdrejtë, për këtë arsye është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje detajeve.

Demi – Mësoni si të jeni më fleksibël, në këtë mënyrë do të shihni edhe sa të fortë jeni. Mos e përballni çdo gjë në mënyrë të egër, por tregohuni inteligjentë e të duruar, duke iu përshtatur situatave dhe njerëzve. Pasi të keni arritur atë që kërkoni, veproni.

Binjakët – Ndoshta ka ardhur momenti që paratë e kursyera t’i investoni diku. Nuk shquheni për njeri që di ta kursejë paranë, ndaj ideja më e mirë është që ta investoni diku para se të jetë vonë. Kërkoni ndihmë nëse është e nevojshme.

Gaforrja – Fakti që po mësoni për të falur të tjerët tregon se dini të falni edhe veten. Mos ia mbyllni kurrë derën dijes dhe mundësive të reja, mësojmë edhe nga gabimet tona, por edhe ato të të tjerëve.

Luani – Bëni kujdes me sjelljen, ose dikush do t’ju tregojë vendin. Nuk është ide e mirë që të bëni sjellje të pa menduara me ata që ju rrethojnë, pasi situata mund t’ju dalë nga duart.

Virgjëresha – Edhe njerëzit më të suksesshëm kanë dikë që i mbështet, të cilëve u besojnë. Cili është personi ku mund të mbështeteni aktualisht? Keni kohë që po përpiqeni t’ia dilni vetëm, por nuk është dobësi që të kërkoni ndhmë. Flisni me dikë të cilit i besoni për çfarë po ndodh, gjithçka do të duket më e lehtë.

Peshorja – Shpirti ka po aq nevojë për t’u ushqyer sa truri. Ndaj lëvizni dhe bëni diçka që t’ju mbushë me energji dhe t’ju gjallërojë. Kujtojini vetes se çfarë ju pëlqen, pasionet që keni.

Akrepi – Jeni në maksimumin e energjive, si fizikisht ashtu edhe mendërisht, ndaj shfrytëzojeni këtë mundësi për të arritur synimet. Nëse dikush ju kërkon ndihmë mos refuzoni, keni mjaft energji për të gjitha.

Shigjetari – Nëse do të ishit një ngjyrë, sot do të ishit e verdhë e ndezur. Momentalisht jeni në sikron me rrymën dhe mund të përballeni me gjithçka, madje edhe me ata që do të përpiqen t’ju ndalin hovin. Megjithatë mos u tregoni të nxituar, silluni me qetësi dhe maturi. Të tjerët do t’ju duan më shumë.

Bricjapi – Ndonjëherë e humbisni kaq shumë duke menduar se çfarë dëshironi sa lini gjërat t’ju rrëshkasin nga duart. Shpesh nuk ka rëndësi nëse paratë nuk mjaftojnë për të realizuar atë që dëshironi. Edhe xhestet më të vogla vlejnë më shumë nga çmund ta imagjinoni.

Ujori – Dëgjoni çfarë ju thotë trupi. Nëse ndiheni të lodhur dhe keni dhimbje bëni mirë t’i kushtoni më shumë vëmendje jetës që po bëni apo ushqimeve që konsumoni. Nëse ka diçka që nuk shkon fizikish, asgjë nuk do të jetë në rregull edhe mendërisht. Ndaj mos e neglizhoni veten dhe kujdesuni pak më shumë.

Peshqit – Sa kohë keni që nuk dilni për vrap, apo qoftë një shëtitje? Mos e shpenzoni kohën vetëm duke punuar, por jepini mundësinë vetes që të relaksoheni më shumë. Dilni më shumë, takoni miq, lexoni një libër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme