Horoskopi ditor për diten e enjte – 9. mars 2017

DASHI21. mars – 20. prill

Dite mjaft romantike do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Partneri do mendoje edhe për detajet me te vogla dhe do ju beje te ndiheni me se miri. Beqaret do jene magnetike pa dashje dhe do tërheqin pas vetes persona te shumte. Do jene ata qe me pas do bëjnë edhe zgjedhjen me te mire. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni rreziqe sepse gjendja nuk do jete e qëndrueshme.

DEMI21. prill – 21. maj

Nëse tregoheni te pamatur, sot mund te keni probleme dhe debate te mëdha me partnerin tuaj. Ne një moment atmosfera do nxehet aq shume saqë edhe mund te qani. Beqareve do ju rrahe zemra me fort se kurrë me pare sepse para do ju shfaqet personi qe kane ëndërruar gjithmonë. Buxheti nuk do jete i keq, por jo aq i stabilizuar sa për te bere investime afatgjata.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Ata qe janë ne një lidhje do kuptohen mjaft mire me atë qe kane ne krah dhe gjate gjithë kohës do qeshin e do argëtohen. Beqaret me ne fund do takojnë një person interesant dhe do fillojnë një lidhje si neper përralla. Emocionet do jene te papërshkrueshme. Ne planin financiar duhet te jeni edhe me te matur ne mënyrë qe gjendja te mos ketë asnjë lloj tronditjeje.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Si do ecin gjerat ne lidhjen qe keni krijuar? Vështirë se mund te parashikohen gjerat me saktësi sot kështu qe bëni gjithë kohës atë qe do ndieni pa menduar se çfarë mund te ndodhe. Beqaret do jene me te hapur dhe me realiste, prandaj nuk do kërkojnë aspak me ngulm një ndryshim te statusit. Financat për fat te mire do favorizohen gjate gjithë kohës dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Ndjenjat tuaja për partnerin do jene shume te thella gjate kësaj dite. Ju te dy do jetoni ne një dite te mrekullueshme ku askush nuk do mund t’ua prishe gëzimin dhe harmoninë. Beqaret do arrijnë ta gjejnë personin e duhur pas kaq shume kohesh pritjeje. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi dhe ne disa momente nuk do dini çfarë te bëni. Mos e refuzoni për asnjë moment ndihmën e te afërmve.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Dita e sotme nuk do jete shume e lehte për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do ju dalin vështirësi dhe probleme te njëpasnjëshme, te cilat nuk do dini si t’i zgjidhni. Beqaret duhet te jene me realiste dhe nuk duhet te kërkojnë persona pa defekte sepse te tille nuk kane per te gjetur asnjëherë. Buxheti nuk do jete aspak i keq, kështu qe mund te jeni te qete ne këtë sektor.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Ju qe jeni ne një lidhje do i jepni mjaft liri njeri-tjetrit dhe mund te bëni edhe gjera ekstravagante, Për ju me e rëndësishmja është te ndiheni mire dhe te mos keni aspak pengje. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim te princit te tyre te kaltër, por nuk do arrijnë dot ta gjejnë te duhurin. Për financat është dita ideale për te marre masa e për te organizuar gjithçka. Nëse nuk e bëni keni për te pasur probleme me pas.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Dielli do përkujdeset gjate gjithë kohës për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe ne çdo moment do ndiheni me se miri pranë njeri-tjetrit. Edhe beqaret do jene me fat dhe do e takojnë personin ideal qe ne orët e para te mëngjesit. Gjithçka për ta do marre një tjetër kuptim. Me shpenzimet mundohu8ni te tregoheni sa me te matur sepse ne te kundërt keni për te pasur probleme.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Humori do ju ndryshoje shpesh gjate kësaj dite dhe kjo mund te sjelle here pas here edhe probleme ne çift. Do mendoni vetëm për veten tuaj dhe kjo mund ta mërzitë partnerin. Nëse nuk doni qe gjerat te marrin tatëpjetën, ndryshoni sa me pare sjellje. Beqaret nuk do kenë fat ne dashuri. Financat do mbeten te trazuara dhe nuk do arrini dot te kryeni as shpenzimet e nevojshme.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Dite rutine ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Here pas here do bien edhe ne melankoli. Beqaret do jene me shprehës dhe ka mundësi qe ta afrojnë pas vetes dike qe pëlqejnë. Javët e ditët ne vijim do jene shume me te bukura. Me financat do jeni aq te matur e te kujdesshëm saqë jo vetëm qe nuk do keni probleme, por gjendja edhe mund te përmirësohet.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Do jeni shume te ndërgjegjshëm sot për çdo gjë qe do thoni e qe do bëni ju te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do lulëzojë dhe do ndiheni mire te dy palët. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë ashtu si janë sepse me te vërtetë do ndihen te përmbushur gjithmonë. Buxheti nuk do jete aspak i keq, përkundrazi situata do mbetet gjate gjithë kohës e mire e pa probleme.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Kjo e sotmja nuk do jete një dite shume e qëndrueshme për ju. Here do ndiheni euforike e te gëzuar e here mund te mërziteni me ato qe do i thoni njeri-tjetrit. Beqaret do vazhdojnë ende te ëndërrojnë sepse ne realitet nuk ka për te pasur asnjë ndryshim ne status. Financat do i mbani gjate gjithë kohës nen kontroll, prandaj ne këtë sektor nuk pritet asgjë e papritur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme