Horoskopi ditor për diten e hënë – 23. janar 2017

DASHI21. mars – 20. prill

Lumturia dhe çastet e bukura do ju shoqërojnë gjate kësaj dite ju te dashuruarve. Do ndiheni vërtet mire dhe nuk do doni te shkëputeni për asnjë çast. Beqaret do e gjejnë papritur personin e ëndrrave dhe do fillojnë një lidhje shume te veçante. Me shpenzimet mundohuni te tregoheni sa me strikte sepse po filluan problemet zor se do e rimerrni veten shpejt.

DEMI21. prill – 21. maj

Do ndiheni me te sigurt sot ne krahët e partnerit tuaj dhe do përjetoni edhe me tepër emocione se me pare. Nuk do mungojnë as surprizat nga te dy palët. Beqaret do ndihen te plotësuar pasi te realizojnë një takim qe e kishin ëndërruar gjithmonë. Edhe ne planin financiar gjerat do kthehen ne favorin tuaj. Do ndiheni shume me te qete kur te shpenzoni.

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Do jete tej mase e vështirë gjate kësaj dite qe ju te vendosni qetësinë ne jetën ne çift. Partneri do jete mjaft i mërzitur me ato qe i keni thënë dhe nuk do ndihen ende gati te rivendose paqen. Beqaret do takojnë një person i cili mund t’ua ndryshoje jetën njëherë e përgjithmonë. Ne p;anin financiar vështirësitë do vazhdojnë ende, kështu qe mundohuni te shpenzoni me sa me shume kujdes.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Nëse bëni pak me shume lëshime ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite, gjerat do ecin me mire. Nëse nga ana tjetër tregoheni strikte dhe arrogante mund te keni probleme goxha serioze. Beqaret papritur do takojnë një person për te cilin do ju rrahe zemra akoma me fort. Ne planin financiar do dini sa para te shpenzoni dhe sa te hiqni mënjanë për te siguruar te ardhmen.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Ata qe janë ne një lidhje sot do kenë arsye plot për te qene te lumtur. Çdo çast ka për te qene i mrekullueshëm dhe do ndihen me fat qe janë çift. Beqaret gjithashtu do jene me fat ne dashuri dhe do e gjejnë personin për te cilin do iu rrahe zemra fort. Ne planin financiar do ju duhet ta kufizoni edhe me shume veten tuaj ne mënyrë qe te mos përballeni me probleme serioze.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Dite me fat dhe e mbushur me çaste te këndshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do ndiheni keq për asnjë moment, përkundrazi buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra. Beqaret do kenë një takim interesant, por ende nuk do ndihen gati te hedhin hapa. Le te presin edhe pak. Ne planin financiar do i rregulloni te gjitha problemet qe keni pasur.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Do bëni gjera te jashtëzakonshme me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe shpeshherë do ju duket sikur jeni neper ëndrra. Beqaret do jene mjaft energjike dhe gati për te bere çdo lloj çmendurie. E rëndësishme për ta është te mos e ndiejnë vetminë dhe te mos bien ne rutine. Ne planin financiar nuk do keni asnjë lloj problemi kështu qe mund te shpenzoni qetësisht dhe pa frike.

AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Jeta juaj ne çift do jete me e qete nga sa e kishit menduar. Përfitoni nga kjo për te folur me partnerin për gjithçka qe ju ka shqetësuar deri me sot. Beqaret nuk do stepen aspak dhe do joshi ashtu si do e mendojnë. Disa mundet edhe ta arrijnë atë qe duan. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes sa me shume sepse gabimi me i vogël mund t’iu çoje drejt probleme serioze.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Do tregoheni shume te përkujdesur ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe do ruani një marrëdhënie vërtet te kënaqshme me te. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te pasur njohje te reja kështu qe do vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Financat do dini si t’i mbani te qëndrueshme. Do keni buxhet edhe për te bere disa investime me vlere.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Dite mjaft pasionante dhe e bukur do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire gjate gjithë kohës. Beqaret do kenë ndryshime rrënjësore ne jetën e tyre atëherë kur nuk do e presin. Dielli do linde ne jetën e tyre dhe do ua ngrohe shpirtin. Ne planin financiar ka ardhur koha te merrni masa te rrepta pasi kjo është mënyra e vetme qe gjendja te stabilizohet.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Dita e sotme do jete mjaft e veçante për ata qe janë ne një lidhje. Do mendoni t’i bëni gjerat ndryshe me atë qe keni ne krah dhe emocionet do shtohen. Beqaret do e kenë te vështirë te marrin vendime edhe pse ne fakt disa persona do ju pëlqejnë jashtëzakonisht shume. Buxheti nuk do jete i keq nëse tregoheni gjithë kohës te logjikshëm me shpenzimet.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Merkuri do jete planeti qe do ju ndihmoje te keni një dite me te bukur sot ju te dashuruarve. Do dini si te silleni ne çdo moment me partnerin ne mënyrë qe marrëdhënia mes jush mos ketë probleme. Beqaret as qe do e mendojnë krijimin e një lidhjeje pasi edhe ashtu si janë ndihen mire. Buxhetin do jete delikat, por nëse e pranoni ndihmën e disa familjareve mund ta kaloni situatën e keqe.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme