DASHI
Kuraja dhe fantazia juaj janë instrumentet e duhura për të fituar ato që dëshiron. Përqendrohuni në gjërat që janë thelbësore e mos u tërhiqni pas interesave dhe impenjimeve të kota.
DEMI
Mund ti lejosh vetes të mbështetësh arsyet e tua edhe me atë që nuk është dakord me ju. Merrni masat e duhura për të evituar që të kritikoheni nga persona që ju kanë zili.
BINJAKET
Mund të keni besim tek Venusi, që ju mbron nga shpenzimet e shumta që kryeni. Zgjidhni ju se kë sektor do të privilegjoni por pa bërë konfuzion.
GAFORRJA
Sot fati me ju do të tregohet “bujar”. Çdo kontradiktë në dashuri mund të kalohet, në qoftë se dini të jeni më tolerantë përballë një partneri që është i ndryshëm nga ju.
LUANI
Mund ti besoni partnerit veçanërisht nëse është e shenjës së Peshkut. Mund tu duket i paqëndrueshëm por juve do t’ju qëndrojë shumë pranë.
VIRGJERESHA
Mund ti lini hapësirë më të madhe fantazisë. Nëse jeni akoma të zënë me punë, mos refuzoni ftesën e dikujt që shton kuriozitetin tuaj, me kusht që të mos rrezikoni shumë.
PESHORJA
Më në fund Venusi hyri në shenjën tuaj. Dashuria do të zërë vendin e parë të interesave tuaja. Gëzoni një moment që patjetër nuk do t’ju sjellë probleme.
AKREPI
Mund ti lejosh vetes të rrezikosh nëse vërtet e keni për zemër një raport akoma jo të konsoliduar,por që të tërheq shumë. Shikoni megjithatë të mos krijoni shumë mirëbesim të panevojshëm sa majtas djathtas.
SHIGJETARI
Mund të përballoni të qetë një problem të vjetër që ka kohë që ju shqetëson. Në dashuri edhe pse një raport nuk garanton përjetësi mund ta jetosh pa krijuar shumë komplekse.
BRICJAPI
Mund të kini një ditë të tërë në dispozicionin tuaj në qetësi të plotë, larg çdo gjëje që të shqetëson. Në dashuri lërjani partnerit iniciativën për të vendosur mbi disa gjëra që ju shqetësojnë.
UJORI
Mund të merrni një iniciativë paksa të rrezikshme, por vetëm në qoftë se jeni të sigurte se ia vlen. Në dashuri ose në punë, mund të veprosh me sukses nëse dini të përballoni me kuraje problemin deri në fund.
PESHQIT
Nëse një e re e papritur manifestohet gjatë takimeve ose në propozimet në punë, do të thotë që Urani po mban premtimet e tij. Mos nënvlerësoni çdo gjë të re që ju propozohet sepse mund të pendoheni