Anëtar i kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti ka thënë se i duket e pakuptimtë se si deputetët e koalicionit qeverisës kanë nënshkruar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Mustafa, ku njëra ndër arsyet për këtë, sipas deputetëve është edhe ligji për Trepçën.
Hoti ka thënë se me përjashtim të deputetëve të Vetëvendosjes, të gjithë të nënshkruarit të tjerë janë shkaktarë të problemeve të përmendura në mocion, transmeton Express.
“Nuk e kuptoj se ku është etika e një veprimi të tillë. Si mund të kritikohet ligji për Trepçën”, ka shkruar Hoti.
Ja shkrimi i tij i plotë:
I lexova me kujdes pikat e mocionit të nënshkruar nga opozita dhe disa deputete te PDK-se.
Me perjashtim te deputeteve te Vetevendosjes, te gjithe te nenshkruarit e tjere jane shkaktare te problemeve te permendur ne mocion.
Nuk e kuptoj se ku eshte etika e nje veprimi te tille politik. Si mund te kritikohet ligji i Trepces?
Ju siguroj se mocionet e tilla nuk do te mund te ndalin politikat antikorruptive te vendosura tanime ne menyre sistematike nga Qeveria Mustafa.