Hoti: LDK nuk do të lejojë që Kosova të futet në rrezik!

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti thotë se nuk do të lejojnë në asnjë formë që vendi të futet në rrezik, shkaku i inciativës për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

Sipas Hotit, orët e mbrëmjes së sontme u karakterizuan me zhvillime dramatike dhe të “panevojshme” siç i ka quajtur ai.

“Kosova nuk ka asnjë situatë të pazakonshme që disa parti politike të sillen në këtë mënyrë. Ne nuk mund të lejojmë të rrezikohet partneriteti me ndërkombëtarët. LDK si parti institucionale nuk e shkatërron një Kosovë të terë për një natë”, tha Hoti duke shtuar se “ne nuk do të lejojmë që Kosova të rrezikohet prej një partie të papërgjegjëshme.”

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme