Në një tubim te fushatës të parakohshme të LDK-së në Pejë, kandidati për shef qeverie, Avdullah Hoti, rriti shifrën e buxhetit shtetëror si premtim në rast se bëhet kryeministër.
Ai premtoi një buxhet prej 5 miliardë eurosh.
Pas qytetit, Hoti, u ngjit në malet e Rugovës, në konakun e Osman Shalës, me ç’rast, edhe pse nuk e tha saktë si, dha premtimin se në rast se bëhet i pari i qeverisë, do ta zgjedh shpejt Demakracionin me Malin e Zi.
E para gjithë këtyre premtimeve në Pejë e Rugovë, Hoti, mbajti një takim me gratë në Prishtinë.
Këtu, u zotua se gjatë mandatit të ri qeverisës do të bëjnë ligjin që mundëson pushimin e lehonisë 12 muaj me pagesë, ndërsa lehonat që nuk janë të punësuara, do të marrim gjatë një viti 50% të pagës minimale në Kosovë.
Kronikë nga Besnik Tahiri