Hoti: Nisma e Thaçit për të vërtetën dhe pajtim, jo politike

Nisma e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin, që synon një pajtim mes shqiptarëve dhe serbëve, por edhe komuniteteve të tjera, nuk është një nismë politike, prandaj duhet të mbështetet nga të gjithë, pozitë e opozitë, ka thënë në Info Magazine, Rexhep Hoti, zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nga radhët e PDK-së.

“Nisma e Thaçit është një projekt jopolitik. Kjo çështje do të merr një kanalizim serioz. Gjërat e mira duhet t’i pranojmë, nuk humb asnjë palë. Në këtë rast nisma e Thaçit për të vërtetën e ngritë Kosovën mbi të gjitha republikat të tjera në rajon sepse tregojmë se nuk kemi asgjë për të fshehur”, pohoi Hoti.

“Kjo nismë është mbështetur edhe nga faktori ndërkombëtar në mënyrë unanime”, shtoi ai.

Madje, Hoti tha se nëse opozita ka një ide më të mirë se si të arrihet deri tek e vërteta dhe pajtimi atëherë le ta shpalosë.

“Asnjë shtet më shumë sesa Kosova nuk ka nevojë për ta ditur të vërtetën. Kjo nismë nuk është vetëm për shqiptarët dhe për serbët, por edhe për të tjerët. Nëse opozita ka ndonjë ide më të mirë se kaq le ta thotë dhe le ta shkruajë”, tha Hoti. /Klan Kosova/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme