Ai këto komente i bëri në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin e mëngjesit në RTK.
Hoti tha se situata e fundit është dëshpëruese kur dihet se Kosova është vendi i fundit që nuk kemi drejtë të udhëtojmë të lirë.
Mirëpo sipas tij, nëse nuk e luftojmë korrupsionin nëse nuk merremi me çështje konkrete, jo vetëm në letër e me deklarata atëherë nuk mund të ecim përpara.
Hoti tha se kur flitet për liberalizimin e vizave apo çështje të rëndësishme duhet bërë bashk pozitë e opozitë që të vazhdojmë me këtë proces. “Jam i zhgënjyer për keq kur dihet që demarkacioni ka ngecur vetëm për organizimin e një tryeze dhe të merren vesh se si të tejkalohet kjo”.
Ai tha se në raportet ndërkombëtare gjithmonë na është dhënë vërejtje për luftmin e krimit pra është vërejtje që na është dhënë në vazhdimësi, po ashtu liftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kështu që pa i realizuar këto sipas tij, do të vazhdojë një situatë e njëjtë.