Hoti: Për Demarkacionin jemi koordinuar me Amerikën, votat i kemi!

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se për procedimin e Demarkacionit në Kuvend janë koordinuar edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Lidhja Demokratike është partneri më kredibil i SHBA-s, ne do ta procedojmë të hënën në Kuvend, për këtë jemi koordinuar edhe me amerikanët”, tha Hoti.

Ai ka thënë se për Demarkacionin, ata i kanë votat.

“Ne i kemi votat, Këshilli i Përgjithshëm na ka mbështet unanimisht. Të gjithë deputetët duhet të reflektojnë për Demarkacionin, sepse për këtë çështje jemi dakord edhe me ndërkombëtarët”, tha Hoti nga Londra për Klan Kosova.

Ai atje është duke qëndruar me kryeministrin Isa Mustafa, ku gjatë ditës edhe kanë nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit me BERZH-in.

Dokumenti i përgatitur nga vetë Hoti, ofron mundësi të financimit të sektorit privat, të bujqësisë dhe të bizneseve të grave dhe të të rinjve. /Klan Kosova/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme