Hoti: Përjetë mirënjohës presidentit Bush, për vijën e kuqe që i vendosi Serbisë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti u ka shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë popullit amerikan për vdekjen e ish-presidentit George H.W. Bush.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, populli i Kosovës i është përjetë mirënjohës presidentit Bush për vijën e kuqe që i vendosi Serbisë me 1992 lidhur me ndërhyrjen e forcave serbe në Kosovë.

“Ndahet nga jeta Presidenti Bush, te cilit populli i Kosoves i eshte perjete mirenjohes per VIJEN E KUQE qe i vendosi Serbise me 1992 lidhur me nderhyrjen te forcave serbe ne Kosove. Nderkaq, Bushi i riu me 2007 pati deklaruar ne Tirane se “MJAFT ESHTE MJAFT, KOSOVA DUHET TE JETE E PAVARUR”.
Ngushellime familjes se tij dhe gjithe popullit amerikan. E perjetshme miqesia e Kosoves me popullin amerikan.
T’i ruajme keto vija te kuqe, te cilat tash po tentohet te shkelen” (sic.), ka shkruar Hoti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme