Hoti: Qeveria ‘Haradinaj’ do ta rrëzojë vetvetën

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka qartësuar pozicionin e partisë së tij, përballë spekulimeve se do të bëhet pjesë e Qeverisë ‘Haradinaj’.

“Deklarimet e tilla nga analistë të ndryshëm janë thjesht spekulime dhe të pavërteta me qëllim që t’i përmbushin qëllimet e tyre. LDK do të tregojë se do të jetë një opozitë e fuqishme dhe se qeverisja e tanishme do ta rrëzojë vetvetën”, tha Hoti në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel.

Hoti adresoi kritika të mëdha ndaj Qeverisë Haradinaj, për të cilën tha se “nuk ka njohuri, vizion dhe as vullnet për ta zhvilluar vendin në asnjë sektor’

Sipas Hotit, qeverisja e tanishme e Kosovës nuk është duke pasur njohuri se si duhet ta udhëheq Kosovën në dialogun me Serbinë.

Madje për Hotin, Qeveria ‘Haradinaj’ është një anije pa busullë.

Sipas tij, formimi i një grupi të unitetit tanimë nuk ka kuptim. Kjo për shkak se, sipas Hotit, një grup i tillë ka pasur kuptimin në vitin 2005/2006, atëherë kur dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë kishte qenë në fazën fillestare, dhe se tashmë Kosovës nuk i duhet një grup i tillë.

Ai tha sekjo Qeveri nuk ka aftësi për udhëheqjen e dialogun në mes këtyre dy shteteve.

“Qeveria ‘Haradinaj’ është e zënë ngushtë nga Lista Serbe, pa miratimin e së cilës nuk mund të marrin asnjë vendim në të mirën e vendit”, tha ai. /Tribuna

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme