Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti tha se qeveria Haradinaj i ka ditët e numëruara.
Në një konferencë për media, Hoti tha se brenda ditëve apo javëve kjo qeveri do të shkojë sepse por t’ia lesh edhe 1 mijë ditë kësaj qeverie nuk do të ketë asnjë sukses.
Sipas Hotit ekzekutivi i vendit i udhëhequre nga Ramush Haradinaj, nuk po mund të shtyjë përpara asnjë proces, madje as edhe një ligj të thjeshtë.