Hoti: Tregu i përbashkët me Shqipërinë të mos vendoset me veprime të njëanshme

Ministri në detyrë i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë që i vjen mirë që Shqipëria e ka rikthyer çmimin referent për patatet që eksportohen nga Kosova, gjë që përbën lehtësim për prodhuesit kosovarë

“Me vjen mire qe Qeveria e Shqiperise e ka kthyer cmimin referent per patatet qe eksportohen nga Kosova ne Shqiperi sikurse me pare. Ky eshte lehtesim per prodhuesit tane. Besoj se veprime te tilla nuk do te ndodhin me ne te ardhmen. Tregu i perbashket duhet vendosur duke bashkepunuar, e jo me veprime te njëanshme”, ka shkruar Hoti.

Më parë ishte njoftuar që Qeveria e Shqipërisë kishte rritur vlerësimin doganor për patatet nga Kosova, gjë të cilën e sqaroi Qeveria e Ramës duke thënë se rritja e vlerësimit doganor do të bëhet vetëm nëse operatori ekonomik nuk paraqet dokumentacionin e duhur në doganë.

Nëse do të mbetej kjo masë, ministrat kosovarë kishin paralajmëruar masa reciproke nga ana e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme