Hovenier pas takimit për Asociacionin: Vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të Dialogu

Pas përfundimit të takimit rreth Asociacionit në Ambasadën Amerikane, Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier është deklaruar rreth këtij takimi.

Hovenier në Twitter  ka shkruar se SHBA-ja do të vazhdojë të avokojë për zbatimin e të gjitha zotimeve të dialogut.

“Sot mbajtëm një diskutim në ambasadën amerikane në Prishtinë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Mirënjohës ndaj palëve të ndryshme të interesuara të pranishëm për ndarjen e pikëpamjeve dhe ekspertizës së tyre. Ne vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e të gjitha zotimeve të Dialogut”, ka shkruar Hovenier.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme