Hoxha: Deklaratat e Çuçit të turpshme, jetojmë në sistem krimo-klepto-demokratik

Analisti Poli Hoxha, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, duke folur për masakrën e Velipojës, ku u vranë 4 persona, deklaroi se deklaratat e Çuçit për këtë ngjarje ishin të turpshme dhe skandaloze.

Hoxha theksoi se sot ne jetojmë në një sistem krimo-klepto-demokratik.

“Deklaratat e Çuçit sot ishin të turpshme. Institucionet e shtetit kanë lëshuar kontrollin e vendit. Del ministri i Brendshëm dhe pa pikë turpi thotë se policia nuk kontrollon çdokënd se çfarë bën. Jemi në sistem krimo-klepto-demokratik.

Sot, sipas DASH, jemi kthyer në bazë logjistike të trafikut të drogërave të forta. Droga kalon nga Elbasani,Shqipëria e Mesme dhe kalon në Europë. Këta nuk marrin përgjegjësi për asgjë dhe kjo është e turpshme”, deklaroi Hoxha.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme