Hoxha i BESËS – BDI’së: Nëse nuk keni frikë nga e vërteta, dilni në opozitë bashkë me VMRO – DPMNE’në

Lëvizja BESA ka shfaqur shenjat për të bërë koalicion me LSDM’në, të paktën nëse i referohemi kundër reagimit të Arjanit Hoxhës ndaj deklarimeve të liderit të BDI – së, Ali Ahmeti. Hoxha, në fund, i ka propozuar BDI – së që të rrijë në opozitë bashkë me VMRO – DPMNE’në.

Kur themi se nuk mund t’i besojmë BDI-së për asgjë këtë e vërtetojnë vetëm disa fakte:
1. Po thonë që do ti zbardhin rastet e montuara ndërsa nuk përgjigjen pse nuk i kanë parandaluar të njejtat!
2. Thonë kemi udhëhequr procesin e euro-integrimeve ndërsa Maqedonia asnjëherë nuk ka qënë me e izoluar dhe më larg nga integrimi në NATO dhe BE!
3. Thonë që kanë luftuar për përmirsimin e sistemit gjyqësor, ndërsa gjitha raportet ndërkombëtare dëshmojnë se kemi gjyqësor skajshmërisht të politizuar dhe të kontrolluar nga pushteti egzekutiv. Poashtu jemi dëshmitarë nga të ashtuquajturat “bomba” se si funksionarët e dikastereve përkatëse bëjnë pazarllëk për emërim të gjykatësve dhe prokurorëve.
Po u japim një sygjerim-zgjidhje: Nëse me të vërtet angazhoheni me sinqeritet për të zhbllokuar procesin dhe për të reformuar sistemin juridiko-politik të shtetit dhe për të zbardhur gjithçka që ka të bëjë me çështjet për të cilat akuzoheni nga shqiptarët, votoni një Qeveri të pakicës dhe rrini opozitë deri sa dëshmohet e vërteta.
E keni mundësinë që parimin fituesi me fituesin ta bëni në opozitë bashkë me VMRO-DPMNE!

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme