HOXHA KËRKON NGA KRYEPROKURORI I SHTETIT INFORMATA PËR ZYRTARËT E MINISTRISË

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, përmes një kërkese drejtuar Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka kërkuar të marrë informacione për të gjithë zyrtarët e kësaj Ministrie nëse ndaj tyre rëndojnë akuza për vepra penale apo janë nën hetime.

Ajo çfarë mund t’i presë zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë të cilët janë nën hetime apo kanë të ngritur aktakuzë për vepra penale, është suspendimi nga puna deri në largim, gjë e cila rregullohet edhe me Ligjin për Shërbyesit Civil.

Kërkesa e plotë e ministres së Drejtësisë:

z.Aleksandër Lumezi

Kryeprokuror i Kosovës

Kërkesë për të dhëna për zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë

I nderuar z. Kryeprokuror

Po ju shkruaj në lidhje me zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë me qellim që puna e juaj të kryhet më mënyrë të pavarur dhe e pa ndikuar, me mirëkuptim ju lutëm të na ofroni të dhëna për zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, të të gjitha niveleve, nëse ndaj tyre ka aktvendim për fillim të hetimeve apo është ngritë aktakuzë për vepra penale që ndërlidhen me detyrën zyrtare.

Me mirëkuptim ju lutëm që këtë kërkesë ta kuptoni si shprehje e vullnetit të Ministrisë së Drejtësisë për bashkëpunim me Prokuronin e Shtetit.

Dhe në vartësi nga të dhënat tuaja, Ministria e Drejtësisë do të veprojë në pajtim me përgjegjësit e përcaktuara me legjislacionin përkatës në fuqi. /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme