Hoxha nga Maqedonia ligjëron me plisë të bardhë në kokë

Hoxha Zekeria Idrizi nga Maqedonia ka thyer disa shabllone të së kaluarës duke ligjëruar para besimtarëve musliman me plisë të bardhë në kokë.

Ai thotë se në xhamitë tona duhet të inkuadrojmë frymën kombëtare hoxhë-tahsiniane e vehbi-dibriane, në mënyrë që të mposhtim instruksionet djallëzore vasa-çubrolloviqiane.

“Unë nuk u nënshtrohem udhëzimeve të akademikut serb Vasa Çubrilloviq i cili në librin e tij “Shpërngulja e shqiptarëve” ndër të tjerash thotë: “Për t’i shpërngulur me sukses shqiptarët nga vatrat e tyre ne duhet t’i vëmë nën ndikim hoxhallarët veçan në viset rurale, sepse fjala e tyre ka ndikim te masat analfabet. Në këtë mënyrë realizohet në mënyrë efikase mega-ideja jonë për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi dhe kolonizimin e tokave të tyre”. Ky elaborat famëkeq serb ka patur sukses, mjerisht, sepse vuri në shërbim shumë hoxhallarë tradhtarë të atdheut tonë, të cilët propagonin jetën parajsore të Turqisë ndër shqiptarë”, shprehet ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme