Hoxha pyet Selën: A do ta bësh parlamentin shqiptar, apo do të rrish në prehrin e “Ali Kijametit”?

Para zgjedhjeve Xhezair Shaqiri ishte njëri ndër përkrahësit më të mëdhenj të LR-PDSH-së. Mirëpo “salto mortale” që bëri Aleanca për Shqiptarët pas zgjedhjeve, duke u shndërruar prej kritikut më të madh të BDI-së, në subjekt që Ali Ahmetin e konsideron “kryeplak”, ka dëshpëruar tej mase edhe Xhezair Shaqirin i njohur si Komandant Hoxha. Ai përmes një statusi në “facebook” ka thumbuar Zijadin Selën, duke e pyetur nëse do të realizojë premtimin për “parlament shqiptar”, apo do të kënaqet me kolltuqe qeveritare.

Ja postimi i plotë i Xhezair Shaqirit:

Ne jemi ata te cilet dota nderojm kushtetuten nuk presim nga mk na pat than Ziadin Sela me bashk shoqeruesin politik Veselin
Ta shofim a do të mund ta ndërron kushtetutën e Maqedonisë dhe ta bën parlamentin shqiptar apo do te jet i knaqur me disa kolltuqe ne preher te Ali kjametit
Pa dishim se fjalit hipokrite ne stilin patriotik nuk dotju mungojn
Veshtir dota ken te xhejn fjali qe mund ti afron nderimin e kushtetutes me kolltuqet e preher te Ali kjametit
Patriotizem ne politik nuk ekziston por vetem biznis tendera dhe interes
I marr esht aj i cili.mendon se mund te gjen politikan patriot ( autokritika vlen dhe per mua qe nete kaluaren ju kam besuar disa politikaneve ne fjalit e tyre patriotiko boshe)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme