Hoxha: Vazhdimësia në luftën kundër korrupsionit e domosdoshme për liberalizimin e vizave

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti në takim, Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj dhe Reshat Millakun, Koordinatori nacional i ekipit për shënjestrimin e rasteve të Krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë.

Siç njofton komunikata, në këtë takim u diskutua për rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar për liberalizimin e vizave dhe procesin integrues.

Hoxha, ka vlerësuar performancën e Prokurorisë në nivel vendi që i jep kontribut të madh liberalizimit të vizave për shtetasit e Kosovës.

Isufaj theksoi se përkushtimi dhe rezultatet e punës së organeve të ndjekjes së krimit nuk mungojnë, ngase, sipas tij, tashmë, sasia dhe cilësia e punës së këtyre institucioneve janë të prekshme. Fuqizimi i sundimit të ligjit është prioritet, andaj, theksoi Isufaj, organet e Prokurorisë së vendit mbështesin procesin integrues të vendit nëpërmjet angazhimit maksimal, duke kontribuar edhe në liberalizimin e vizave.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme