Ministri i Punës së Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova nuk humb territor në rast të demarkacionit me Malin e Zi.
“Pikëpamja ime individuale është që Kosova nuk humb territor, e asnjë deputet nuk ka arsye që të jep territor Malit të Zi. Pse do ta bënim një gjë të tillë?
Ne mund ta zëmë afatin e fundit që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza, kufiri i Kosovës do të shndërrohej në kufi ndërkombëtar”, ka thënë Hoxhaj për Klan Kosovën.