Hoxhaj: Daçiq e Vulin papagaj të Rusisë, nuk ka shkëmbim territoresh për njohje nga Serbia

Zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj ka folur edhe për 10 vjetorin e shtetësisë së Kosovës si dhe dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoxhaj ka thënë se gjatë këtyre 10 vjetëve, Kosova ka shënuar suksese.

“Janë dy suksese të mëdha që i ka pas Kosova, e ka konsoliduar shtetësinë e saj brenda territorit, në planin e jashtëm si dhe ka vendosur Kosovën në hartë, ka shënuar raport kontraktual me BE me nënshkrimin e marrëveshjes së MSA-së, ka arritur të ketë 116 njohje, anëtarësimi në 7 organizata ndërkombëtare”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj ka thënë se gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe ngecje, rënie dhe dështime të caktuara, duke përmendur tri sfidat kryesore për këtë periudhë.

“Sfida e parë ka të bëjë që kur ne në Vjenë negociuam pakon e Ahtisarit ishe Kina dhe Rusia, Rusia e cila vazhdon edhe sot të jetë kundërshtare strategjike e Kosovës e cila e bllokoi miratimin e planit të Ahtisarit dhe ia pamundësoi anëtarësimin Kosovës në OKB. Sfida e dytë ka qenë situata në veri të vendit ku kemi bërë përpjekje ta normalizojmë situatën në këtë pjesë, dhe sfida e tretë ka qenë ndarjet që i kemi pasur këto vitet e fundit për temat e mëdha nacionale”, ka thënë Hoxhaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme