Hoxhaj dënon vrasjen e ambasadorit rus në Turqi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka dënuar sulmin ndaj ambasadorit rus, Andrei Karlov, i cili vdiq pas plagëve të marra.

Hoxhaj ka ngushëlluar familjen e ambasadorit dhe qeverinë ruse për këtë ngjarje të rëndë.

“Fuqishëm dënojë sulmin mbi ambasadorin rus në Turqi. Ngushëllime familjes së ambasadorit dhe qeverisë ruse nga populli i Kosovës”, ka shkruar ministri Hoxhaj në Twitter.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në Turqi, teksa ambasadori po mbante një fjalim në një galeri të arteve të titulluar: “Rusia në sytë e turqve”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme