Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Frank-Walter Steinmeierin, për zgjedhjen e tij si president.
Ai ka shkruar në rrjetin social facebook se Kosova është me fat që ka miq të tillë si Steinmeier në Gjermani që e përkrahin Kosovën pa kushte.
‘‘Urime mikut tim, Walter Steinmeier për zgjedhjen si President i Gjermanisë. Kemi pasur një bashkëpunim shumë të afërt gjatë kohës si ish ministër i Jashtëm. Jemi me fat që kemi miq të tillë si Steinmeier në Gjermani dhe Evropë që e përkrahin Kosovën pa kushte. Suksese Walter në këtë detyrë të re‘‘. Ka shkruar Enver Hoxhaj në facebook.
Kujtojmë se ishte pikërisht ministri i jashtëm kosovar, që kishte zhvilluar disa takime me Steinmeierin në kohën sa ishte ministër. /Albeu.com/