Hoxhaj jep arsyet e bashkimit të PDK-së me AAK-në e Nismën

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka thënë se partia e tij është bashkuar me AAK-në e Nismën sepse është e interesuar që të ketë zhvillim në vend dhe se PDK nuk lufton për interesa partiake.

Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës meritojnë udhëheqës që nuk luftojnë vetëm për të mirën personale, por që sjellin zhvillim në vend.

“Qytetarët e Kosovës meritojnë të kenë vend udhëheqës që mund ta udhëheqë vendin me guxim, që të krijojnë vende pune, udhëheqës që sjellin zhvillim ekonomik menjëherë. Kjo është arsyeja përse Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj janë bashkuar. Së bashku do të jetësojmë fillimin e ri për Kosovën”, ka thënë Hoxhaj.

Nga koalicioni PDK-AAK-Nisma i nominuar për kryeministër është Ramush Haradinaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme