Hoxhaj me kabinet i avulloi 106 mijë euro në aviobileta

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, bashkë me stafin e tij 11-anëtarësh, i ka çuar 64 mijë euro në dreka brenda një periudhe prej dy vjetësh. Shumë më shumë se kaq, të 12-t kanë shpenzuar për aviobileta.

Mbështetur në pasqyrën e shpenzimeve që Zyra e Kryeministrit ia ka prezantuar “Kohës Ditore”, pas një kërkese të përsëritur për qasje në dokumente publike, Hoxhaj me kabinetin e tij ka harxhuar brenda gjysmëmandatit saktësisht 310 mijë euro.

Në këtë shumë nuk përfshihen edhe pagat, që në këtë mandat qeverisës janë dyfishuar thuajse për të gjitha pozitat politike, shkruan Koha Ditore.

Shumë nga shpenzimet janë bërë për udhëtime jashtë vendit.

Kësisoj, 106 mijë euro kanë shkuar vetëm në aviobileta. Ky shpenzim është në mospërputhje me shumën për qëndrim në hotele gjatë vizitave jashtë vendit, meqë për akomodim janë deklaruar vetëm 43 mijë euro të harxhuara, gati tre fish më pak se për bileta avioni.

Krahas këtyre, në emër të vizitave jashtë Kosovës, Hoxhaj me bashkëpunëtorët e tij kanë arkëtuar 41 mijë euro mëditje, kanë bërë 8 mijë euro shpenzime nga kredit-kartela, sikurse edhe 11 mijë euro shpenzime të pajustifikueshme, meqë Zyra e Kryeministrit nuk ka dhënë shpjegime për to se si ishin harxhuar.

Shpenzime janë bërë edhe për udhëtime brenda vendit. Hoxhaj me 11 anëtarët e kabinetit të tij kanë shpenzuar brenda dy vjetëve 27.831.36 litra karburante. Sipas çmimit të tashëm të tregut, për to janë bërë shpenzime në vlerë 33 mijë euro.

Përveç 64 mijë eurove të harxhuara në dreka, ky staf i ka çuar edhe mbi 4 mijë euro në telefonata.

Shpenzimet më të mëdha janë bërë nga vetë zëvendëskryeministri në detyrë, Hoxhaj. Vetëm për aviobileta atij i janë përshkruar 30.882.56 euro. Në këtë kategori shpenzimesh, ai është kampion në gjithë Zyrën e Kryeministrit, duke shpenzuar në aviobileta rreth 6 mijë euro më shumë se edhe vetë kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Por nuk janë këto të vetmet shpenzime që Hoxhaj i ka bërë për vizita jashtë vendit…..(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme