Mbledhja e katërt e përbashkët e dy qeverive, Kosovë-Shqipëri, do të mbahet më 24 prill, në qytetin e Vlorës. Kjo është bërë e ditur gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, në Shqipëri, shkruan sot Koha Ditore.
Pas takimeve me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, dhe kryeministrin Edi Rama, ministri Hoxhaj ka zhvilluar një takim edhe me homologun e tij, Ditmir Bushati. Të dy ministrat kanë folur për arritjet e deritashme, por edhe për shumë çështje që kërkojnë zgjidhje.