Hoxhaj në Norvegji, me agjendë thellimin e bashkëpunimit dypalësh

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka nisur sot vizitën e tij zyrtare në Mbretërinë e Norvegjisë.

Në kuadër të kësaj vizite, Ministri Hoxhaj fillimisht është pritur nga anëtarët e Komisionit për Çështje të Jashtme dhe të Mbrojtjes në Parlamentin norvegjez, përfaqësuesit e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, drejtuesit e fondit norvegjez “Norfund” dhe më pas ka mbajtur një prezantim në Institutin Norvegjez për Çështje Ndërkombëtare.

 

Thellimi i bashkëpunimit dy-palësh në fushën e sigurisë, anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik kanë qenë disa nga çështjet kryesore që janë diskutuar në margjina të këtyre takimeve.

“Në takimet që kishim me anëtarë të Parlamentit të këtij vendi dhe me përfaqësues të tjerë të Qeverisë norvegjeze biseduam për të thelluar edhe më tutje bashkëpunimin politik, veçanërisht mbështetjen norvegjeze në sektorin e sigurisë dhe të ardhmen e Kosovës në NATO dhe po ashtu kemi biseduar për mbështetjen norvegjeze për ta anëtarësuar Kosovën në organizata ndërkombëtare, meqë anëtarësimet e tilla do të mbesin prioritet i lartë shtetëror për Kosovën. Ndërsa, vëmendje të veçantë do të ketë në të ardhmen edhe bashkëpunimi ekonomik në mes dy vendeve tona, veçanërisht në sektorin e minierave dhe mineraleve”, ka thënë Ministri Hoxhaj.

Image

Image

Image

Image

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme