Nënkryetari i PDK’së, Enver Hoxhaj ka thënë se Lista Serbe është partner i koalicionit qeverisës, por tashmë të gjithë po e dinë se si po sillet në situata të caktuara, shkruan Periskopi.
Në një konferencë për media, Hoxhaj tha se është momenti i fundit që të ratifikohet Demarkacioni me Malin e Zi.
“Deklarata e presidentëve u kanë kornizë politikë, legale dhe shoqërore për me kriju konsensus të plotë. E ftojmë çdo subjekt politik që ta votojë. Ky është kushti i fundit. Evropa po ndryshon, nuk e pret Kuvendin se kur është gati. Më 2019 janë zgjedhjet për BE’në, ne mund ta gjejmë derën e fundit të mbyllur nëse s’marrim vendim për ratifikim. Si partia më e madhe, ne sot patëm debat për këtë temë. Ju e dini se kur PDK merr vendim ta përmbyll ashtu ndodh”, tha Hoxhaj.
Tutje ai tha se në mbledhje të Kryesisë së PDK’së është diskutuar edhe për rrugëtimin e kësaj partie, në dekadën e dytë të shtetësisë së Kosovës.
“Janë disa gjëra që kanë mbetur, si Demarkacioni, dialogu me Serbinë. Do të angazhohemi që ta rrisim cilësinë e jetës së qytetarëve. Veseli ka qenë i vendosur që ne dje ta zëmë shansin për votimin e Demarkacionit. Kur do të ndodhte takimi me evropianët, tu themi se e kemi plotësuar kushtin e fundit për viza. Kur ftohen seancat e Kuvendit nuk e di, por nuk duhet të ketë dallime gjuhësore mes subjekteve për nene të marrëveshjes. Koha e fundit të shkojmë dhe ta votojmë Demarkaconin”, tha Hoxhaj.