Hoxhaj: Po bëhen përpjekje maksimale për lirimin e Haradinajt

Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj thotë të jetë i angazhuar personalisht në lirimin liderit të AAK-së Ramush Hradinaj të arrestuar dje në Francë.

Hoxhaj, siç transmeton KTV, për ndalimin e Haradinajt, Serbia po provokon për të vepruar reciprocikisht “Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Jashtme të Francës për rastin e ndalimit të Kryetarit të AAK-së, z Ramush Haradinaj.

Unë personalisht dhe me kolegët e mijë nga Qeveria po merremi me këtë situatë absurde prej ditës së djeshme dhe kam komunikuar tashmë edhe zyrtarisht se flet-arrestet e Serbisë janë të papranueshme.

Kërkesat e Serbisë për arrestimin e shtetasve të Kosovës dhe ish-luftëtarët e UÇK-së është një thirrje e hapur për ta tensionuar situatën në Kosovë dhe Ballkan.

Kërkesat serbe të motivuara politikisht për arrestimin e qytetarëve dhe lidershipit të Kosovës janë thirrje për të vepruar në mënyrë reciproke gjë që Kosova më së paku e dëshiron. Ambasadat tona në Francë dhe institucionet e Kosovës po bëjnë përpjekje maksimale për ta liruar Haradinaj dhe tashmë diplomatët tanë edhe e kanë takuar atë personalisht”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme