Hoxhaj sërish godet BE’në: Si t’u besojmë për dialog, nëse nuk na lëshoni vizat

Enver Hoxhaj, zëvendëskryeministër nga PDK në Qeverinë e Kosovës, ka vazhduar duke hedhur fajin tek BE’ja për vonesë të liberalizimit të vizave, duke potencuar madje se po i humb besimi.

Hoxhaj ka deklaruar se nëse BE nuk i heq vizat për Kosovën atëherë Kosova vështirë se do t’i besojë rreth procesit të dialogut me Serbinë.

“Kosova është angazhuar dhe ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe Bashkimi Evropian ka premtuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës me plotësimin e këtyre kritereve. Por, nëse sot ka hezitim nga disa kryeqytete të BE-së në lidhje me vendimmarrjen në këtë proces, pse duhet që Kosova t’i besojë këtij institucioni në dialogun me Serbinë”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje ai pyet nëse BE dhe shtetet anëtare nuk janë të aftë t’u përmbahen premtimeve që i kanë dhënë vetë, pse duhet të besojmë se mund ta diktojnë vullnetin e Serbisë për ta njohur Kosovën?

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme