Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj do të zhvilloi sot pasdite një takim me homologun e tij francez Jean-Marc Ayrault, ku do të diskutohet për ndalimin e Haradinajt, njofton ambasada e Francës në Kosovë.
Një vizitë në Francë lidhur me këtë rast e ka paralajmëruar ditë më parë vet ministri Hoxhaj.
Haradinaj është liruar me kusht nga Gjykata e Apelit në Colmar. Ai është ndalur më 4 janar nga autoritetet franceze në bazë të një fletë-arresti nga Interpoli serb, e cila e akuzon atë për krime lufte ndaj serbëve gjatë luftës në Kosovë.
Serbia ka bërë kërkesë që Haradinaj të ekstradohet në Serbi./ Lajmi.net/