Hoxhaj, takime të frytshme me Ministrat e Jashtëm të Greqisë dhe Polonisë në New York

Sakte.net / e Enjte 22 Shtator 2016 / 16:19

Në vazhdimin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila po mbahet në Nju Jork, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në margjina ka zhvilluar takime të shumta.

Gjatë ditës, Hoxhaj, ka zhvilluar takime të ndara me homologët e tij nga Greqia dhe Polonia, me të cilët ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë, si dhe u është falënderuar për përkrahjen dhe bashkëpunimin që vendet e tyre përkatëse kanë treguar për Republikën e Kosovës.

“Shkëmbim mbresëlënës me Ministrin e Jashtëm të Polonisë, Witold Waszczykowski. E falënderova për përkrahjen në procesin e liberalizimit të vizave dhe agjendën e BE-së, të Republikës së Kosovës” ka thënë Hoxhaj.

Në po të njëjtën ditë Hoxhaj, ka takuar edhe Ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias me të cilin kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
“Takim i frytshëm me Ministrin e Jashtëm grek Nikos Kotzias. E falënderova për përkrahjen që Greqia i ka dhënë vendit tonë në agjendën evropiane, si dhe u pajtuam për thellim të bashkëpunimit në të ardhmen” ka thënë ministri.

Hoxhaj ka zhvilluar edhe një sërë takimesh të tjera bilaterale./Telegrafi/

unnamed (6)

unnamed

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme