Hoxhaj thotë se qytetarët do të lëvizin pa viza nga janari i 2018’s

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, duke ka thënë se beson se kjo çështje që ishte problematike tash e sa kohë do të zgjidhet me Qeverinë e ardhshme të Kosovës.

“Ne besojmë që do të arrijmë konsensus dhe këtu s’ka dallim mes PDK-së, AAK-së e partive të tjera me qëllim që në një afat të caktuar kohor ta ratifikojmë marrëveshjen, ky është një kusht obligativ, mund të ketë debate të ndryshme a është kusht i drejtë ose jo por është kusht që qëndron aty”, ka thënë Hoxhaj në Klan Kosova.

“Besoj se Qeveria dhe Kuvendi i ardhshëm ta ratifikojnë këtë marrëveshje”, është shprehur ai.

Hoxhaj ka thënë se beson se do të ketë një koordinim me AAK’në lidhur me këtë temë.

“AAK nuk ka qenë kundër Demarkacionit, AAK e ka një traditë nga një luftë e lavdishme, Haradinaj ka merita të mëdha”, ka deklaruar Hoxhaj.

“Tema më e madhe e këtij koalicioni është përmbyllja e shtetndërtimit, prandaj do të ulemi me Haradinaj dhe do të bëjmë zgjidhjen, do të bisedojme me partnerët malazezë, por ne si subjekt politik kemi qëndrimet e qarta”, ka thënë ai.

“Ne jemi të hapur që me partnerët por edhe me opozitën të bisedojmë sepse për tema të interesit nacional, opozita dhe pushteti duhet të jenë bashkë”, është shprehur Hoxhaj.

Ai ka thënë poashtu se PDK ka merita për realizimin e pothuajse të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave.

“Unë besoj që shumë procese që janë nisur, janë nisur kryesisht nga PDK, por çfarë mund të them nga 104 kritere që ka pasur Kosova për liberalizim të vizave, është meritë e PDK-së që kemi plotësuar 103 kritere”, është shprehur Hoxhaj.

“Kemi dështuar për shkak opozitës dhe të gjitha partive, edhe për shkak LDK-së për këtë kriter të vetëm”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka dhënë edhe një premtim lidhur me një datë të mundshme për liberalizimin e vizave për kosovarët.

“Nuk dua të përmendi data, por besoj se në janar të 2018’ës qytetarët do të udhëtojnë pa viza”, është shprehur ai.

“Në janar të vitit 2018 jam i sigurt që qytetarët do të mund të udhëtojnë pa viza, në shtator mund të ketë takime të Këshillit Europian”, ka sqaruar Hoxhaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme