Hoxhaj tregon pse u thirr mbledhja urgjente e kryesisë së PDK-së

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se ky takim ishte i zakonshëm.

“Ishte një mbledhje e rregullt që zakonisht e mbajmë çdo javë në ditën e marte vetëm se në këtë javë e kemi mbajtur në ditën e hënë për shkak të disa angazhimeve shtesë. Ju e dini që edhe gjatë fushatës zgjedhore, qëllimi ynë ka qenë krijimi i shpejtë i institucioneve” tha Enver Hoxha.

Hoxhaj ka përsëritur edhe një herë, se i kanë numrat e mjaftueshme për ta formuar Qeverinë.

“I kemi numrat për krijimin e qeverisë dhe tani po presim thirrjen e seancës konstituive e cila nuk e di se a do te mbahet këtë javë apo tjetrën. Por ajo çfarë dua të them është se ne në seancë shkojmë me numra për krijimin e qeverisë”, tha Hoxhaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme