Gazetar: Bashkim Sulejmani
Heshtje në Bashkësinë Fetare Islame pas akuzave të djeshme të Arben Taravarit se Myftinia e Gostivarit është kthyer në shtab partiak të Bashkimit Demokratik për Integrim, shkruan Alsat.
“Kontaktuam sot edhe BFI-në por edhe Muftininë e Gostivarit, nga ku, shkurt u përgjigjën se nuk duan të komentojnë deklaratat e partive politike”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.
Arben Taravari nga Koalicioni VLEN ditë më parë, akuzoi se Bashkësia Fetare Islame se nuk punon sipas rregullave fetare por sipas instruksioneve të kreu të BFI-së, Shaqir Fetahu të cilin madje e quajti instrument të BDI-së.
“BFI-së në Gostivar, i bëj ftesë speciale sepse kanë bë shtab në kuadër të BFI-së në Gostivar, shtab i cili, punon special për BDI-në. Unë iu bëj ftesë hoxhallarëve të Gostivarit që të mos bien pre e gjitha instruksioneve që iu jep kryetari i BFI-së i cili botërisht dihet se është instrument i një partie”, tha Taravari.
Kanë reaguar edhe disa banorë të Gostivarit.
Kërkojnë që Bashkësia Fetare Islame dhe hoxhallarët të qëndrojnë larg politikës.
“Ata aspak nuk duhet përzihen, ata kanë punët e fesë dhe atë duhet ta mbajnë”, tha një banor.
“Hoxhallarët aspak s`kanë çka përzihen në politikë e parti aspak. Ata janë gjeneralët e xhamisë dhe jo të merren me popullin hajde këtu hajde atje”, u shpreh një banor tjetër.
“Nuk ka lidhje feja me politikën, feja duhet të merret me xhamitë e jo të futen në punët e politikës. Feja duhet të jetë e pastër të respektoj rregullat”, theksoi një banor.
Në reagimin e tij, Taravari tha se menjëherë pas zgjedhjeve, BFI-ja do të jetë institucioni i parë i cili do të duhet të pastrohet dhe ti kthehet morali e dinjiteti që i takon si institucion fetar.
Taravari gjithashtu akuzoi edhe Policinë e Gostivarit, e cila sipas tij, në fshatin Çegran, po ushtron presion ndaj banorëve për të votuar BDI-në./ Alsat.mk